Mariçiq: Është realiste dhe e arritshme të jesh anëtare e BE-së në vitin 2030, varet nga ne nëse e bllokojmë veten

Maqedonia

Mariçiq: Është realiste dhe e arritshme të jesh anëtare e BE-së në vitin 2030, varet nga ne nëse e bllokojmë veten

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 22:07
Bojan Mariçiq

BE-ja i ka hapur dyert, është një synim real dhe i arritshëm që deri në fund të kësaj dekade të përfundojmë negociatat dhe të bëhemi anëtare e BE-së, nga ne varet nëse do të anëtarësohemi apo do të bllokohemi, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq.

“Vizita e Presidentes të KE-së Von Der Leyen është një tregues i shkëlqyer se ka vërtet një moment real dhe se ka vërtet një dëshirë nga ana e BE-së për të hapur portat për anëtarët e rinj nga rajoni ynë. Mesazhet ishin të qarta se ne po ecim përpara me një ritëm të mirë në atë që po bëjmë si në reforma ashtu edhe në përpjekje të tjera.

Dhe sigurisht kemi ende shumë mangësi që duhet t’i korrigjojmë gjatë procesit të negociatave. Se e kemi përfunduar me sukses procesin e skriningut, pra jemi drejt përfundimit të tij para fillimit të dhjetorit dhe se kemi ende detyrim për të përfunduar ndryshimet Kushtetuese. Kjo në asnjë mënyrë nuk e kërcënon identitetin tonë maqedonas dhe as gjuhën tonë, por vetëm duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi sepse ajo mundësi do t’u ofrohet vendeve të tjera të rajonit, por ata nuk do ta humbasin”, tha Mariçiq për servisin publik.

Në këtë kontekst, është vërtet e vështirë t’u shpjegojmë qytetarëve se pse nuk duam të vazhdojmë rrugën tonë me negociatat dhe rrugën e BE-së dhe nëse ia vlen vërtet vetëm futja e disa komuniteteve në Kushtetutë, në preambula duke përfshirë edhe bullgarët, nëse ia vlen të bllokojmë vendin tonë. Jam i sigurt që jo, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat