Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Mëngjesi i sotëm është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa në disa lugina ka mjegull të dobët.

Sipas meteorologëve, mëngjesi do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasditja me vranësira të pjesshme.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje lokale shiu, njoftojnë nga DPHM.

Sipas parashikimit, temperatura maksimale sot do të lëvizë ndërmjet 18 dhe 25 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat