Pendarovski sot mbledh Këshillin e Sigurisë

Maqedonia

Pendarovski sot mbledh Këshillin e Sigurisë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 10:23
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski për sot me fillim në ora 12 ka caktuar seancë të Këshillit të Sigurisë, njoftoi Kabineti i shefit të shtetit.

Në rend dite të seancës që do të mbahet në vilën “Vodno”, do të jetë gjendja e sigurisë në vend dhe në rajonin euroatlantik.

Në seancë, krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshevski.

Poashtu edhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat