Maqedoni, 236 gjoba për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Maqedoni, 236 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:01
Policia

MPB Maqedoni informon se dje ka zbatuar kontroll të përforcuar në territorin e të gjithë vendit, kundër automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë gjobitur 236 shoferë.

“Prej tyre, tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 147 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 89 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat