Ndalohet një person nga Resnja, janë gjetur drunj të prerë pa leje

Maqedonia

Ndalohet një person nga Resnja, janë gjetur drunj të prerë pa leje

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Sot në fshatin Surlenci të regjionit të Resnjës, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – DPB Resnjë kanë privuar 47-vjeçarin M.T..

I privuari vjen nga fshati Surlenci i regjionit të Resnjës, njoftoi MPB.

“Në të njëjtën kohë janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11 m3 dru zjarri të prerë, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, ka thënë MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat