Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Strumicë, arrestohet një person

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:46
Policia

Nga MPB-ja lajmërojnë se në datë 01.11.2023 në ora 06:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë privuar nga liria E.I.(19) nga Strumicë.

“Gjatë bastisjes në banesën e tij, e cila është kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.”

Nga MPB-ja njoftojnë se për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat