Kuvendi i Maqedonisë nuk e miraton nevojën për sjelljen e Ligjit për amnisti

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë nuk e miraton nevojën për sjelljen e Ligjit për amnisti

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:17
Kuvendi

Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që me procedurë të shkurtuar të miratohet ligji për amnisti, nuk ka marrë mbështetje nga deputetët në Kuvend, të cilët sot duhej të votonin për nevojën e miratimit të ligjit për amnisti.

“Kundër” votuan 66 deputetë, “për” 17, ndërsa tre ishin “të përmbajtur".

“Ndëshkimi është diçka që është bërë, kurse amnistia është diçka që do të mundësojë socializimin dhe do të mundësojë efekt social. Synimi themelor është gjendja alarmante në burgje dhe rekomandime dhe konstatime janë dhënë nga shumë institucione përkatëse”, tha në sqarim ministri i Drejtësisë Krenar Loga, i cili është propozuesi i ligjit.

Para fillimit të seancës, Loga u ka shpërndarë deputetëve foto nga situata në burgje.

OBRM-PDUKM-ja opozitare njoftoi se do ta bllokojë miratimin e ligjit duke dorëzuar një numër të madh të amendamenteve, ndërsa LSDM-ja paralajmëroi amendamente për të mos i përfshirë në amnisti të dënuarit në rastin “Monstra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat