Grubi: Të niset procedurë penale për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Grubi: Të niset procedurë penale për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 16:44
Zv. kryeministri Artan Grubi

Zv. kryeministri Artan Grubi ka adresuar kritika në lidhje me projektin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, që është projekt i Qeverisë së kaluar që po ndërtohet nga kompani kineze.

Grubi kërkoi që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që gabimisht kanë projektuar, pasi siç tha Grubi, ka pasur 11 rrëshqitje të reja të dheut. Zv/kryeministri kërkon që edhe deputetët të ndërpresin kontratën për punimet e kësaj kompanie në këtë rrugë të cilat tash e 10 vjet ende nuk kanë përfunduar.

“Unë jam politikan. Ne funksionojmë në mandate. Mandati jonë është 1 vit, 2-3, maksimum 4, nëse nuk realizojmë gjatë mandatit, neve na çojnë në shtëpi, por duhet t’i dërgojnë në shtëpi edhe ata që gabojnë gjatë projektimit dhe të niset procedurë penale për projektim të gabuar. 11 rrëshqitje të reja të dheut në rrugën Kërçovë-Ohër.

Kjo është absolutisht e papranueshme. 10 vjet projekt, po ndodh, por gabime të qëllimshme në projektim dhe zvarritje të pafundme të projekteve, kjo iu kushton jetë qytetarëve, vetëm sa aksidente kemi në këtë autostradë, në këtë rrugë sinqerisht. Nuk e di se si do të votojnë deputetët në fund të dhjetorit në lidhje me vazhdimin e kësaj kontrate sepse është skandaloz.

Kur i filluam bisedimet me menaxherët e “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, na thanë të vëmë bast që ne do ta përfundojmë autostradën, para se ju ta përfundoni autostradën kineze. Mendova se po bëjnë shaka, doli që do të jetë e vërtetë edhe kjo”, theksoi Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat