Kallëzim penal kundër një personi në Strugë, kapet me armë pa leje

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një personi në Strugë, kapet me armë pa leje

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal kundër një 35-vjeçari nga Struga, për shkak të posedimit të armëve pa leje.

DPB Struga ka paraqitur kallëzim penal kundër G.A. (35) nga Struga për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve shpërthyese”.

Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës në një shtëpi në fshatin Labunishtë, ku ka qëndruar herë pas here, punonjësit e policisë gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie “Crvena Zastava”, 12 mm, të cilën e posedonte në mënyrë të paligjshme.

Hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat