Snopçe: ASH do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në qeveri

Maqedonia

Snopçe: ASH do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në qeveri

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:34
Deputeti i ASH-së Halil Snopçe

Pas dështimit të propozim ligjit për amnisti në kuvend, Aleanca për Shqiptarët do të shqyrtojë aktivitetin e mëtejshëm në qeveri. Deputeti i ASH-së Halil Snopçe për “Alsat” tha se veprimi i LSDM-së, deputetët e të cilës votuan “kundër” propozimit të qeverisë përbën dyfytyrësi.

Ai tha se ASH-ja do t’i mbledh organet partiake për të vendosur nëse do të mbetet apo jo pjesë e shumicës.

“Kjo është një precedent, një risi dhe ne në organet partiake do të shqyrtojmë aktivitetin tonë të mëtutjeshëm. Ne jemi partner qeverisës dhe kur prishet partneriteti nuk duhet pyetje t’i shtrohet vetëm Aleancës për Shqiptarët si do të jetë veprimi i Aleancës për Shqiptarët pse nuk parashtrojmë pyetjen hipotetike a do të hiqet LSDM-ja prej qeverie? Kjo është hipotezë, do të shohim kush do të hiqet prej qeverie, pra mos ia vëmë peshën vetëm Aleancës për Shqiptarët.

Në këtë këndvështrim Lloga është shprehur në mënyrë indirekte qëndrimin dhe luftën e Aleancës për Shqiptarët brenda për brenda qeverisë por nëse duhet të hiqet dikush, nuk d.m.th me çdo kusht të hiqet Aleanca, pse mos të hiqet dhe LSDM-ja nëse prishet partneriteti, në lojë vijnë të gjitha mundësitë”, theksoi Snopçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat