OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI të mos ikin nga e vërteta për “mafian e kancerit”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI të mos ikin nga e vërteta për “mafian e kancerit”

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:43
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se detajet e reja që dje Hristijan Mickoski i publikoi në lidhje me rastin “Mishi i egër” duhet të merren parasysh nga Komisioni Hetues i Kuvendit për punën e Klinikës së Onkologjisë.

“Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të zbulojnë të vërtetën se çfarë lëshimesh të qëllimshme janë bërë në Onkologji, të cilat dëshmohen nga ky raport, të gjitha me synimin për t’u pasuruar në kurrizin e popullit dhe pacientëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Prej atje gjithashtu thonë se “LSDM dhe BDI të mos ikin nga e vërteta, e cila me siguri do të dihet, qoftë në një mënyrë apo tjetër, dhe të pushojnë së pretenduari në opinion se nuk dinin asgjë”.

“Mafia e kancerit, e cila e ka krijuar këtë mish të egër, do të mbajë përgjegjësi nga i pari në të fundit, ky është një premtim për qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat