Joveski, Komisionit: Na lini që të punojmë, mos e shfrytëzoni Onkologjinë për qëllime politike

Maqedonia

Joveski, Komisionit: Na lini që të punojmë, mos e shfrytëzoni Onkologjinë për qëllime politike

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:02
Lubomir Joveski

Konferenca për media e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski hapi polimika edhe në vetë Komisionin anketues nëse ky rast po hynë në fazë të qëllimeve politike. Në seancën e sotme të këtij komisioni para deputetëve foli njeriu i parë i PP, Lubomir Joveski me tonë të ashpër se është habitur pse është thirrur edhe ai për shkak se për këtë rast po udhëhiqet hetim aktiv. Akuzoi se Komisioni anketues tashmë po del nga kompetencat e tyre dhe po e cenon procedurën para-hetimore.

“Na lini që ta kryejmë punën. Lënda “Onkologjia” po udhëhiqet dhe në mënyrë profesionale do të arrihet deri te e vërteta pa marrë parasysh të disa përpjekjeve për obstruksion. Andaj edhe njëherë apeloj që të ndërpritet keqpërdorimi i lëndës Onkologjia në qëllimet politike dhe andaj kërkoj mbështetje nga i gjithë opinioni. Në mënyrë të drejtpërdrejtë e cenon procedurën dhe valeditetin e dëshmive që i tha edhe kryetari i Gjykatës themelore”, tha Lubomir Joveski, prokurorë shtetërorë publik.

Për informacionet e publikuara dje nga ana e Mickoskit në konferencën për media, foli edhe ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, i cili përsëri u thirr para Komisionit Anketues. Spasovski tha se Mickoski me këtë e ka rrezikuar procedurën para-hetimore.

“Nëse ndonjë qytetar posedon ndonjë provë, ai duhet t’i dorëzojë ato prova në Prokurorinë Publike kompetente dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në hetim. Patjetër, nëse ka prova dhe nuk ua dorëzon hetuesve kompetentë, do të thotë fshehje e provave, ose nëse ka prova dhe i publikon publikisht si dokumentacion që është pjesë e lëndës, do të thotë komprometim i provave dhe komprometim i gjithë procedurës hetimore”, theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Reagim erdhi edhe nga Klinika e Onkologjisë, e cila hedh poshtë qëndrimet e deklaruara të Mickoskit se barnat janë blerë me rezerva. Absolutisht nuk bëhet fjalë për ndonjë provë të re ndërsa atë që ka publikuar është pjesë e procedurës hetimore, thonë nga Onkologjia, nga ku e akuzuan Mickoskin për manipulim me opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat