Nikolloski: Mijallkov është shumë i kënaqur me ndryshimet në Kodin Penal, por nga qeveria nuk ka asnjë reagim

Maqedonia

Nikolloski: Mijallkov është shumë i kënaqur me ndryshimet në Kodin Penal, por nga qeveria nuk ka asnjë reagim

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 22:55
Aleksandar Nikolloski.

Një nga ata që përshembull ka një përfitim të madh nga ndryshimet në Kodin Penal, për të cilin nuk kam dëgjuar asgjë nga autoritetet, është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili ka marrë amnisti të plotë për përgjimet, ndërsa thelbi i i gjithë procesi i publikimit të të ashtuquajturve bomba ishte për të zbuluar se kush përgjonte dhe pse, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

“Kur e përjashtuam nga partia, unë personalisht thashë se nuk duhet të gënjejmë dhe të mashtrojmë opinionin se po përgjojnë shërbimet e huaja dhe furgonët e verdhë, por përgjimet janë brenda DSK-së.

Tani e shoh se qeveria aktuale e BDI-së dhe LSDM-së nuk dëshiron që të zbardhet e vërteta deri në fund, e amnistojnë dhe i është vjetërsuar rasti dhe kështu ka vjetërsuar edhe lënda penale e tij. Për momentin e vetmja që ndiqet penalisht për përgjimet është një person i cili është viktimë e përgjimeve dhe ajo është ish-ministrja Gordana Jankulloska.

Në fund të fundit, kjo çështje u festua edhe me dasmën më të shtrenjtë në historinë e Maqedonisë, për të cilën nuk dëgjova asnjë fjalë të thuhet nga BDI dhe LSDM”, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së për “Triling”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat