Policia arrestoi një të mitur nga Tetova për posedim të drogës

Maqedonia

Policia arrestoi një të mitur nga Tetova për posedim të drogës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Policia

Dje, afër orës 11 të natës, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga fshati i Reçicës Vogël, për shkak se ka pasur në posedim marihuana.

Pak më vonë, në koordinim me Prokurorinë Themelore Tetovë, është kontrolluar banesa e saj, ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë.

Në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështjet Sociale, me të miturën është zhvilluar një intervistë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Shpërndarja dhe përdorimi i drogës te të miturit është çështje serioze sidomos vitet e fundit në mbarë RMV, por sidomos në Tetovë. Nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale Tetovë theksojnë se mosha mesatare e fëmijëve të kapur me drogë shkon duke u bërë më e re, kurse muajin e kaluar Portalb.mk intervistoi një të ri nga Tetova që ka qenë i përfshirë në këtë rreth që nga mosha 16 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat