Ohër, hedhja e plehrave do të ‘luftohet’ me kamera

Maqedonia

Ohër, hedhja e plehrave do të ‘luftohet’ me kamera

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Shtretër, dyshekë, televizorë, materiale ndërtimi, dhe çfarë jo, hidhen në ambiente publike në Ohër, shkruan Alsat.

Autoritetet lokale njoftojnë vendosjen e kameriave për të kapur qytetarët e pandërgjegjshëm.

“Fillimisht, do të mbulohen të gjitha pikat kritike ku krijohen ato mini deponi dhe shpresoj se do të jetë zgjidhja më e mirë, sikur në qytetet evropiane për t’u marrë me këtë problem. Vitin e kaluar u ngritën mbi 600 deponi të vogla ilegale dhe rreth 15 deponi ilegale më të mëdha”, tha Ton-Sasho Najdeski – Drejtor i NP Komunalja Ohër.

Një nga problemet më të mëdha është ndërgjegjësimi i ulët mjedisor tek qytetarët, por edhe mungesa e një inspektorati komunal.

Një grup vullnetarësh të organizuar në një shoqëri vullnetare Eko FAP, me vet-initiativë, pastrojnë deponitë e egra në Ohër dhe rrethinë, me qëllim që të ketë një pamje më të mirë para turistëve vendas dhe të huaj.

“Kemi mbledhur gjithçka, thasë me pllaka të thyera, shtretër, mbetje elektrike. Në një rast gjetëm edhe gurë varri. Në fshatin Velestovë, disa gurë varri u hodhën në një luginë, me fotografi dhe emra të disave që kishin vdekur atje”, theksoi Goran Ustijanoski – Eko FAP.

Me mjete vetanake kjo shoqatë siguroi një kamion që të mund të mbledhin sa më shumë mbeturina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat