Mickoski: Qeveria e shfrytëzon Samitin e OSBE-së për krim

Maqedonia

Mickoski: Qeveria e shfrytëzon Samitin e OSBE-së për krim

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:05
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë në lidhje me organizimin e Samitit të OSBE-së, që duhet të mbahet në fund të vitit.

Mickoski tha se Qeveria edhe këtë ngjarje të madhe e përdor për krim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Epo, edhe nga një ngjarje si kjo, që duhet të nënkuptojë mundësi për diplomatët e lartë të huaj për të parë bukuritë e Maqedonisë dhe kryeqytetit, me çmimet që tregojnë ata kanë arritur të ngjallin dyshime për krim. As shtetet më të pasura në botë nuk mund të konkurrojnë me ta sepse janë disa herë më të larta se ato që mund të gjenden në treg”, tha Hristijan Mickoski gjatë një vizite në Komunën e Resnjës.

Ai shtoi se “i vjen keq që edhe në momentet e fundit të mandatit, Qeveria aktuale tregon se janë kriminelë të thjeshtë”.

“Më vjen keq që edhe në momentet e fundit të këtij mandati tregojnë dhe dëshmojnë se janë thjesht kriminelë ordiner. Asgjë më shumë se kriminelë të zakonshëm. Dhe kjo sjellje është vërtet e dënueshme”, ka theksuar Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat