Xhaferi: Nëse partitë nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, unë obligohem t’i shpall ato

Maqedonia

Xhaferi: Nëse partitë nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, unë obligohem t’i shpall ato

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:34
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se nëse partitë politike nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, ai do të veprojë sipas kompetencave dhe do t’i shpallë zgjedhjet.

Xhaferi mendon se si kryetar i Kuvendit është i obliguar të sigurojë kohën që e parashikojnë Kushtetuta dhe ligjet për organizimin e zgjedhjeve, por edhe se ka detyrim ligjor për formimin e qeverisë teknike tre muaj para zgjedhjeve.

Xhaferi ka sqaruar se partitë politike që janë në Kuvend kanë mundësi deri në vitin e ri të gjejnë konsensus për dy mandatet për dy proceset zgjedhore, kuvendare dhe presidenciale. Ai theksoi se dy proceset zgjedhore dallojnë për sa i përket afateve kushtetuese dhe ligjore, rregullsisë dhe zbatimit të procedurës.

“Në masën e fundit, është përgjegjësia dhe detyrimi im kushtetues dhe ligjor të kujdesem për afatet e zhvillimit të zgjedhjeve që do të ishin brenda afateve kushtetuese dhe ligjore. Partitë kanë mundësi të harmonizohen dhe të thonë kur të jenë të gatshme të marrin pjesë dhe është përgjegjësia ime ta zbatoj”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat