Një vajzë me origjinë nga Maqedonia është në mesin e të rrëmbyerve në Izrael

Maqedonia

Një vajzë me origjinë nga Maqedonia është në mesin e të rrëmbyerve në Izrael

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:51
Naama Levi,

Naama Levi, një vajzë 19-vjeçare me origjinë nga Maqedonia është rrëmbyer më 7 tetor gjatë hyrjes së pjesëtarëve të Hamasit në Izrael.

Informacionin për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase e ka konfirmuar Rashel Levi Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar edhe një video e 19-vjeçares Naama Levi, ku shihet se ajo është maltretuar. Kërkesë për ndihmë i është dërguar edhe komunitetit hebre në Maqedoni, për të konfirmuar origjinën e saj maqedonase, të cilën, siç pretendohet, e ka nga stërgjyshja.

“Më lajmëroi z. Shaul Levi, i cili i ka rrënjët nga Maqedonia, dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që të lirohet mbesa e tij. Ajo është aktiviste për paqe, por është rrëmbyer dhe dërguar në Gazë. Ka dëshmi dhe një video të saj”, ka deklaruar profesoresha Drumer për Zërin e Amerikës.

Sipas të dhënave të cilat i kanë dërguar të familjarët e vajzës, stërgjyshja e saj Grasia Bivas ka lindur në Maqedoni në vitin 1893, në familjen e Haim dhe Sara Bivas. Gjyshja, si vajzë, rreth vitit 1900, ka shkuar në Izrael ku ndër vite ka krijuar familje. Vajza Naama Levi është një nga pasardhësit e saj.

“Por, është rrëmbyer, ka fotografi që është gjallë, por shihet edhe se është përdhunuar. Kërkohet ndihmë, të shihet nëse përmes kësaj që ka rrënjë nga Maqedonia mund të bëhet diçka. Në të po punoj tani”, thotë profesoresha Drumer.

Vajza e rrëmbyer Naama Levi ka qenë pjesë e organizatës së paqes “Duart e paqes””, misioni i së cilës ishte të inkurajonte të rinjtë nga Izraeli, Palestina dhe Amerika që të bëhen promovues të paqes.

Për rrëmbimin e Naamit kanë njoftuar edhe nga organizata “Duart e paqes”.

Sipas institucioneve ushtarake izraelite, në sulmin e Hamasit më 7 tetor, janë rrëmbyer 242 izraelitë. Prej tyre katër janë liruar deri më tani, ndërsa një është shpëtuar.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë që ndodheshin në Izrael, si dhe në Gazë, jnaë evakuuar dhe kanë mbërritur në vend përmes fluturimeve speciale humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat