Marija Janiçevska është propozuar për drejtoreshë të ATO-s

Maqedonia

Marija Janiçevska është propozuar për drejtoreshë të ATO-s

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime njëzëri vendosën që Marija Janiçevska të jetë drejtoreshë e ATO.

Propozimin për zgjedhjen e Janiçevskës e sqaroi kryetarja e Komisionit, Marija Georgievska. Ajo tha se Janiçevska ka lindur në vitin 1978 në Shkup, se ka qenë këshilltare shtetërore për punë të përgjithshme në ATO, si dhe detaje të tjera nga biografia e saj.

Për këtë pozicion aplikuan 21 persona.

Për anëtarë të Komisionit për vendimmarrje për ankesa për prokurim publik janë propozuar Nikolçe Krstevski dhe Elida Shuki. Për kryetar të këtij Komisioni është propozuar për rizgjedhje Kiril Karanfilov.

Ky institucion funksionon pa drejtor gati një muaj pasi Zoran Angellovskit i mbaroi mandati pesëvjeçar më 7 shtator pa të drejtë rizgjedhjeje. Me largimin e tij nga ATO, e cila është një nga institucionet kyçe në zinxhirin e sigurisë dhe antikrimit, ky institucion mbeti pa udhëheqës e cila vendos për një sërë veprimesh në zonë dhe delegon kompetencat e sigurisë në hierarki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat