Mexhiti i Lëvizjes Demokratike kundërshton deklaratat e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, për marrëdhënien e shqiptarëve me BDI-në

Maqedonia

Mexhiti i Lëvizjes Demokratike kundërshton deklaratat e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, për marrëdhënien e shqiptarëve me BDI-në

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:51
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një prononcim për TV21 gjatë Forumit të Grave të LD-së, tha se nuk është dakord me prononcimin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, ku u shpreh se “shqiptarët e gjejnë rehatinë vetëm te BDI-ja dhe Ali Ahmeti.”

Sipas Mexhitit kjo nuk është e vërtetë sepse kur BDI-ja në vitin 2014 ka pasur 153 mijë vota, shqiptarët kanë qenë më keq. Kurse tani që BDI-ja ka vetëm 80 mijë vota shqiptarët janë më mirë, duke përmendur këtu proceset integruese të vendit dhe politikat ndëretnike.

“Kjo deklaratë nuk mban, për shkak se nëse bëjmë analizë politike të situatës, atëherë kur BDI-ja ka qenë e fuqishme, shqiptarët janë dobësuar. Glas për vitin 2014 kur BDI-ja ka pasur 153 mijë vota. Procesi integrues nuk ka lëvizur, korrupsion I madh.

Ka pasur raste të montuara politike, ku vazhdojmë t’i trajtojmë edhe sot. Kur BDI-ja ranë 80 mijë vota, u hap procesi integrues, u ndryshua emir i Maqedonisë. Maqedonia u fut në NATO. u Fut në një situate politike më relaksuese ndëretnike, pra janë deklarata ditore që nuk shkojnë në favor.”- tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat