Në aksidentin në afërsi të Velesit janë lënduar gjithsej 16 persona

Maqedonia

Në aksidentin në afërsi të Velesit janë lënduar gjithsej 16 persona

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Gjithsej 16 persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor, ka njoftuar zëdhënësja e spitalit të Velesit, Elena Levkova-Kyulumova. Dy prej tyre janë transferuar në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, por nuk janë në rrezik për jetën.

Shoferi i furgonit 57-vjeçar me lëndim në kokë dhe pasagjeri 55-vjeçar me lëndim në bërryl janë dërguar për tretman në Shkup”, ka njoftuar zëdhënësja e spitalit të Velesit.

Katërmbëdhjetë personat e mbetur të lënduar që janë sjellë në spitalin e Velesit kanë lëndime të lehta.

Fillimisht u bë e ditur se nga aksidenti trafiku mbetën të lënduar tetë persona, të cilët kanë pësuar lëndime në kokë nga përplasja e furgonit të pasagjerëve me furgonin e mallrave, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë, sot në ora 14:50 është raportuar se në rrugën rajonale Veles-s.Izvor, afër udhëkryqit për fshatin Vojnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me një automjet mallrash “Iveko” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.N.(57) nga Shkupi dhe një furgon “Volkswagen” me targa të Velesit i drejtuar nga O.J.(65) nga fshati Pobozhje – Komuna Çuçer Sandevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat