LSDM: PDUKM u përkul para Tikveshit dhe LSDM kërkon fillimisht realizimin e Chebrenit që kurseu 100 milionë euro

Maqedonia

LSDM: PDUKM u përkul para Tikveshit dhe LSDM kërkon fillimisht realizimin e Chebrenit që kurseu 100 milionë euro

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Nga LSDM thuhet se Hristijan Mickoski ose nuk ka njohuri ose me vetëdije është duke thënë të pavërteta për Çebrenin dhe flet për disa skandale.

“Është skandal që Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe PDUKM -ja në vitin 2013 ia kanë dhënë Tikvesh investitorit privat saktësisht 3 muaj pas marrjes së aprovimit për ndërtimin i hidrocentrali “Vrutok” Chebren.Ndërsa LSDM-ja me një ndërhyrje në Vendimin për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit, 3 muaj pas vënies në punë të hidrocentrali të Çebrenit e fut Tikveshin në kompani të përbashkët.

Është një ndryshim thelbësor dhe i madh. Domethënë, ishte Qeveria e PDUKM -së dhe Nikolla Gruevski, të cilit Mickoski ishte këshilltar për energjetikë, donin t’i jepnin 100 milionë euro investitorit privat. Është mirë që Mickoski në mënyrë indirekte e pranon këtë, por duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të tregojë të vërtetën ashtu siç është në të vërtetë, sepse pritet ta dijë si këshilltar për energji dhe si ish-drejtor i kompanisë elektrike e Maqedonisë. PDUKM shpalli 11 herë tenderë për realizim për Chebren dhe dështoi

LSDM-ja bëri një procedurë të suksesshme me të cilën do të realizohet ky projekt i madh dhe domethënës me vlerë mbi 1 miliard euro dhe kompanisë elektrike e Maqedonisë do të jetë pronar i 33%, kështu që paratë për investimin duhet të sigurohen në tërësi nga partneri privat.

Me ndërtimin e Chebren-it po rritet pavarësia energjetike e vendit dhe po bëhet një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në deklaratën e partisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat