Dimitrievski: Asnjëherë nuk ka qenë më keq në Maqedoni, ky pushtet duhet të jep përgjegjësi

Maqedonia

Dimitrievski: Asnjëherë nuk ka qenë më keq në Maqedoni, ky pushtet duhet të jep përgjegjësi

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 22:17
Maksim Dimitrievski

“Duhet të ndryshohet grupi politik që është në pushtet dhe të vijnë njerëz të rinj që do të veprojnë me përgjegjësi dhe do të veprojnë sipas ligjit. Ligji duhet të jetë mbi të gjithë dhe të gjithë të jemi të njëjtë para ligjit dhe fakt është se liderët e BDI-së dhe LSDM-së tani janë mbi ligjin”.

Këtë e tha sot kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njëherit edhe kryetar i partisë së re në vend Lëvizja “Di”. Ai shtoi se publiku ndërkombëtar përmes përfaqësuesve të tyre, diplomatët këtu vazhdimisht theksojnë se Maqedonia është “Meka dhe Medina” e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Autoritetet e konfirmojnë këtë, ndonëse në të kaluarën e kanë mohuar. Duhet të jemi seriozë me raporte të tilla që vijnë nga jashtë sepse jo vetëm pengesa që vjen nga Bullgaria, por edhe këto raporte mund të jenë pengesë për procesin e mëtejshëm të integrimit”.

“Prandaj them se kjo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë dhe të vendosë populli. Asnjëherë më keq nuk ka qenë në vend”, tha Maksim Dimitrievski.

Dimitrievski shprehu qëndrim të qartë se qeveria aktuale nuk po bën asgjë për ta ndryshuar gjendjen e keqe në vend edhe përkundër raporteve negative që i merr nga Bashkimi Evropian, duke komentuar raportin e fundit të KE-së për të cilin thotë se është pjesë e realitetit të përgjithshëm në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat