Mickoski: Zgjedhjet kuvendare të mbahen bashkë me ato presidenciale

Maqedonia

Mickoski: Zgjedhjet kuvendare të mbahen bashkë me ato presidenciale

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:01
Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se janë të gatshëm si parti të marrin pjesë në çfarëdolloj mbledhje ku do të dakordohej data e zgjedhjeve parlamentare.

Mickoski thotë se shpreson që LSDM ta kuptojë se është mirë që zgjedhjet parlamentare është më mirë të mbahen bashkë me presidencialet.

“Zgjedhjet e përbashkëta e rrisin mundësinë që zgjedhjet të jenë të suksesshme, të mos ketë përsëritje dhe të mos futemi në krizë kushtetuese dhe ligjore.

E tani, unë e inkurajoj udhëheqësinë e LSDM-së, Zeqeviçin dhe Kovaçevskin, që të tejkalojnë vetveten dhe një herë të qëndrojnë në interes të qytetarëve, të merremi vesh për datën”, deklaroi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat