Ristova: Këshilli Gjyqësor duhet shkarkuar urgjentisht

Maqedonia

Ristova: Këshilli Gjyqësor duhet shkarkuar urgjentisht

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Gjykatësja Olja Ristova e cila në rang listën për gjykatës në Apel ishte e para me vlerësimet më të larta nga Gjykata Penale në Shkup, ka reaguar publikisht pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e 8 gjykatësve në Apel.

Ristova ka deklaruar se prej dy vite e gjysmë ishte e radhitur si e para, por këtë fakt Këshilli Gjyqësor nuk e ka marr në konsideratë.

“Zgjedhjet janë skandaloze, mënyrë e radhitjes dhe rang lista vihet seriozisht në pikëpyetje. Gjithashtu edhe fuqia ndëshkuese e shumicës së badenterit.

Këshilli Gjyqësor duhet të shpërbëhet urgjentisht dhe të reformohet” ka shkruar Ristova e cila në listën e miratuar nga vetë këshilli ishte e radhitur e treta me 74.8 pikë, ndërsa e para në grupin e gjykatësve nga Gjykata Penale në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat