Zgjedhja e gjykatësve të rinj në Apel mund t’i kthejë “Llaskarcën”, “Titanikun” dhe “Talir” nga fillimi

Maqedonia

Zgjedhja e gjykatësve të rinj në Apel mund t’i kthejë “Llaskarcën”, “Titanikun” dhe “Talir” nga fillimi

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:05
Foto nga takimi

Gjykimi për aksidentin e autobusit afër Llaskarcës më 13 shkurt të vitit 2019, ku kanë humbur jetën 16 persona dhe rreth 30 janë lënduar mund të kthehet nga fillimi për shkak të përzgjedhjes për gjykatëses së Apelit, Aleksandra Risteska.

Të pyetur nga AIM se çka po ndodh me lëndët rreth të cilave veprojnë gjykatësit e Gjykatës Penale, të cilët dje u zgjodhën për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkup, siç janë “Llaskarca”, “Titaniku” dhe “Taliri”, nga Këshilli Gjyqësor thonë se ekziston mundësia për delegimin e tyre.

“Vendimi për përzgjedhjen e gjykastësve të Apelit nuk është i plotfuqishëm dhe është e mundur të dërgohen edhe ankesa. Deri atëherë punojnë në lëndët dhe nëse nuk përfundohen deri në vlefshmëri, Këshilli Gjyqësor ka mundësi t’i delegojë“, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur dje tetë gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit në Shkup, mes të cilëve gjyqtaren Aleksandra Risteska, e cila është pjesë e Këshillit Gjyqësor për rastin “Llaskarca” dhe gjyqtari Osmani Shabani, i cili e udhëheq “Titanik”, “Talir” dhe rastin për Grupin e Velesit.

Rasti “Llaskarca” është hapur në vitin 2019, por për shkak të nevojës për superekspert, procesi është zvarritur për gati një vit dhe është në përfundim të procedurës së provave. Kjo çështje tani mund të rifillojë për shkak të përzgjedhjes së Risteskës për gjyqtare të Apelit.

Rasti për financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së, “Talir” është hapur në vitin 2019 dhe është në procedurë provash, ashtu si procedura e përsëritur për rastin “Titanik”, e cila ka filluar në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat