QMK: Katër zjarre në natyrë, 1650 thirrje në 112

Maqedonia

QMK: Katër zjarre në natyrë, 1650 thirrje në 112

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Ditën dhe natën e kaluar ka pasur katër zjarre të hapura – dy në Shkup dhe rrethinë, një përgjatë rrugës Sveti Nikollë – Shtip nën mbikalimin afër fshatit Erxheli dhe një afër fshatit Teovo të Gajre.

Njësitet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre, tha QMK.

Në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK janë bërë gjithsej 1650 thirrje.

Thirrjet “reale” për emergjenca ishin 45,03%, dhe 54,97% ishin “telefonata jo emergjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve. 45.50% e thirrjeve janë bërë në Polici, 44.95% në Urgjencën Mjekësore dhe 4.95% në Zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat