Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen këtë vit

Maqedonia

Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen këtë vit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:01
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar sot në Hungari. Nga atje ka dërguar porosi deri te subjektet politike në vend, që tani është momenti të dëshmojnë përkushtimin eurointegrues edhe në vepër.

Xhaferi bëri të qartë, se ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen këtë vit.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese si kusht për mbajtjen e konferencë së dytë ndër-qeveritare me Bashkimin Evropian dhe hapja e klasterëve të negocimit duhet të rrumbullakohet gjatë këtij viti. Konsideroj se tani është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike të cilat zotohen për eurointegrim, të demonstrojnë përkushtimin e vet edhe në vepër”, tha mes tjerash Xhaferi.

Në fund, ai vlerësoi “me optimizëm momentin pozitiv dhe afatin e nënvizuar për zgjerimin e mëtejmë të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat