Lloga: OBRM-PDUKM të marrë pjesë në grupin e punës për ligjin e Prokurorisë Publike

Maqedonia

Lloga: OBRM-PDUKM të marrë pjesë në grupin e punës për ligjin e Prokurorisë Publike

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:01
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka dorëzuar një kërkesë me shkrim kryetarit të OBRM-PDUKM-së që të marrë pjesë në grupin e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike dhe të udhëheq punën e grupit punues të ngarkuar për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për prokurorinë publike, bile duke propozuar kryetarin e grupit punues

“Ministria e Drejtësisë me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes në procedurën e hartimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili rezultoi nga takimi koordinues i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë më 15.11.2023, në të cilin ishin hapur dhe diskutuar disa aspekte, të cilat janë të rregulluara me Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilat nga përfaqësuesit e prokurorive publike u theksua se ka nevojë për përmirësimin e tyre përmes miratimit të zgjidhjeve ligjore, më 17.11.2023, korrespondencë me shkrim i është dorëzuar kryetarit të partisë politike OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski dhe koordinatorit të partisë politike OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski.

Duke ndjekur praktikën e deritanishme të sigurimit të përfshirjes së partisë politike OBRM-PDUKM, në të gjitha procedurat për miratimin e ligjeve që janë në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu duke paraqitur me shkresë versionet e punës të ligjeve që janë në proces përgatitjeje, informoi për rezultatet e takimit të mbajtur, duke pasur parasysh se koordinatori i partisë politike OBRM-PDUKM nuk mori pjesë në takim përkundër ftesës.

Po ashtu, me letrën e dorëzuar partisë politike OBRM-PDUKM i është dhënë mundësia që të japë kontributin e vet duke udhëhequr punën e grupit punues të ngarkuar për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për prokurorinë publike duke propozuar kryetarin e grupit punues”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Pavarësisht, thonë nga MD, se ende nuk është dorëzuar një përgjigje me shkrim në Ministrinë e Drejtësisë, vërejtje ose sugjerime për versionet e punës të ligjeve nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë dorëzuar dhe pranuar nga partia politike OBRM-PDUKM më 12.07.2023, shprehim besimin se ftesa e dërguar do të pranohet prej tyre dhe në këtë drejtim do të bëhet propozim për kryetar të grupit të punës që do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat