Arrestohet një i arratisur nga burgu i Idrizovës

Maqedonia

Arrestohet një i arratisur nga burgu i Idrizovës

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Një i arratisur nga “Idrizova” është kthyer në vuajtje të dënimit me burg

“Sot (18.11.2023) në ora 13:45 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar A.B. (48) nga Shkupi.

Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të “Burgu Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin me burgim prej 7 vitesh për krime të kryera nga neni 131 dhe neni 237 i Kodit Penal.

A.B. do të dorëzohet në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë edhe 2 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat