Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri në Komunën e Aerodromit

Maqedonia

Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri në Komunën e Aerodromit

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Foto nga vendi i ngarjes

Një veturë është përmbysur në kryqëzimin e ri para pishinës ushtarake, afër shkollës fillore “Ljuben Lape” në lagjen Aerodrom.

Për momentin nuk ka informacione për viktima apo të lënduar të mundshëm.

Fotot e aksidentit të tmerrshëm u shfaqën në Facebook dhe apelojnë për rritjen e sigurisë në rrugë.

Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete, një Renault Megane që ka vetëm dëme të vogla materiale dhe një mjet tjetër i cili është kthyer në çati.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë një shkolle fillore, ku po ecin fëmijët e vegjël. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat