Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot ka sjellë vendim në lidhje me çmimin e derivateve të naftës për shitje me pakicë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e reja të derivateve:

EuroSuper 95 do të shitet me 80 denarë për litër

EuroSuper 98 do të shitet me 82 denarë për litër

EuroDiesel do të shitet me 77 denarë për litër

Vaj ekstra i lehtë do të shitet për 75.50 denarë për litër.

Mazuti do të shitet 42,773 denarë për kilogram.

KRRE gjithashtu ka vendosur çmime për transportin e derivateve dhe për tregtinë me shumicë, duke njoftuar edhe tregtarët për çmimet tavan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat