OBRM-PDUKM: Dramë e organizuar mes Apasiev-Levicës me BDI-në dhe SDS-në

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Dramë e organizuar mes Apasiev-Levicës me BDI-në dhe SDS-në

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

“OBRM-PDUKM i sheh incidentet e inskenuara të Levicës si një dramë të lirë, transparente dhe të dakorduar mes Apasiev-Levicës me BDI-në dhe LSDM-në.
Aq më tepër që nga sot në Kuvend ka filluar të funksionojë koalicioni aktual i LSDM, së Majtës dhe BDI-së në qytetin e Shkupit.

Është vërtet i çuditshëm reagimi i dhunshëm i së majtës për Rregulloren, në krahasim me heshtjen në Kuvend për propozimin francez apo për skandalin e onkologjisë.

Në fakt, Apasiev, kur nuk ishte pro filibusterimit dhe ishte partner koalicioni i LSDM-së dhe këshilltar i Prokurorisë Publike Speciale-së, komplotoi që ish-kryetari i Kuvendit Veljanovski të përjashtohej me (citojmë) “shuplaka, shkelma dhe grushte. “.

Teatri i lirë i së majtës, BDI-së dhe SDS-së për një temë që nuk është aspak prioritet i qytetarëve, vetëm tregon çmendurinë e pushtetit dhe shërbëtorëve të saj, se deri ku mund të shkojnë në gjuetinë e pikëve të lira”. thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat