MPJ: Vitin që po e lëmë pas Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, luajti rol kyç në skenën politike ndërkombëtare

Maqedonia

MPJ: Vitin që po e lëmë pas Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, luajti rol kyç në skenën politike ndërkombëtare

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut po hy në fazën finale të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023. Krahas vitit të kaluar, vendi po përgatitej intensivisht për Kryesimin edhe një vit e gjysmë më herët, periudhë në të cilën u bënë përpjekje të mëdha për të qenë në krye të detyrës, njoftojnë nga MPJ.

“Fjala është për njerëzit” ishte motoja dhe motivimi për punën tonë gjatë Kryesimit të OSBE-së. E pozicionuam veten si Kryesim i fokusuar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat. Siguria e tyre duhet të jetë gjithmonë në qendër të përpjekjeve të të gjithë liderëve politikë.

Qasja e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, theksojnë nga MPJ, ishte e shumëanshme dhe e fokusuar në: përkushtim të qartë ndaj njerëzve të Ukrainës dhe rajoneve të tjera të goditura nga konflikti dhe mbështetje për popujt e prekur dhe institucionet, punën e operacioneve në terren të OSBE-së dhe mbështetjen e tyre, që të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe promovimin e kapaciteteve dhe mjeteve të OSBE-së si platformë e vetme për dialog.

Si rrjedhojë, kyçe ishin angazhimet e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së gjatë vitit të kaluar ka realizuar vizita në gjithsej 12 misione të OSBE-së në terren: në Ukrainë, Misioni i OSBE-së në Shkup, Moldavi, Gjeorgji, Azerbajxhan, Armeni, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan.

“Ndërsa përparësi iu dha Ukrainës dhe adresimit të pasojave të agresionit ushtarak rus, ne synuam të ruanim konsistencën e parimeve tona në të gjithë rajonin e OSBE-së, me fokus të veçantë në konfliktet afatgjate, tensionet e rritura dhe pasojat e tyre ndaj njerëzve, si dhe mjetet e OSBE-së në dispozicion të atyre që kanë nevojë për to”, thotë Osmani.

Krahas vizitave në terren, theksojnë nga atje, u mbajtën një numër i madh i konferencave që iu dedikuan temave të theksuara si prioritete në Programin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në për adresimin e sfidave antisemitiste, ekonomike dhe klimatike në rajonin e OSBE-së, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, të rinjtë dhe e ardhmja e tyre dhe tema të tjera me rëndësi kyçe për Organizatën dhe vendet pjesëmarrëse.Për një qasje më të fokusuar në adresimin e këtyre çështjeve, Kryesuesi Osmani caktoi përfaqësuesit e tij special për të rinj, shoqëri civile dhe ndryshime klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat