Kaos në Strazhë, reshjet e borës bllokojnë disa kamionë dhe makina

Maqedonia

Kaos në Strazhë, reshjet e borës bllokojnë disa kamionë dhe makina

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e borës kanë shkaktuar rrëmujë në disa rrugë të Maqedonisë së Veriut.

Janë publikuar disa pamje në rrugën për në Strazhë, e cila shihet se është në gjendje të rënduar.

Shihet se janë bllokuar dhjetëra kamionë dhe makina. Gjithashtu shihet se rrugët nuk janë pastruar.

Nga LAMM thonë se ka ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në këto drejtime rrugore: Kërçovë – Ohër, Gostivar – Strazhë, Gostivar – Mavrovë, Dibër – Mavrovë.

LAMM gjithashtu paralajmëron të përdoren pajisjet dimërore në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat