Mbyllet për qarkullim për të gjitha automjetet rruga Gostivar – Strazhë

Maqedonia

Mbyllet për qarkullim për të gjitha automjetet rruga Gostivar – Strazhë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:23
Gostivar – Strazhë

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, rruga Gostivar – Strazhë është plotësisht e mbyllur për qarkullim nga ora 16:00, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në segmentin Gradsko – Prilep, te qafa “Pletvar” dhe anasjelltas, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda, si dhe drejt pikës kufitare “Deve Bair” me Bullgarinë.

Në drejtim të Strazhës pasditen e sotme një numër i madh i automjeteve kanë mbetur të bllokuara nga bora në rrugë, ndërsa probleme ka edhe me drejtimin Mavrovë – Dibër, si dhe në drejtim të Kodrës së Diellit, ku përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Vozitësit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse lëvizin përgjatë rrugës rajonale për në Dibër përgjatë luginës së Radikës. Rruga është shumë e rrëshqitshme dhe mund të ketë rrëshqitje dheu. Pasditen e sotme një kamion cisternë ka rrëshqitur në rrugën Gostivar – Mavrovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat