Zejdi themelon “Lëvizjen Populli”: Do të jemi zëri për të gjitha nevojat dhe shpresat për një Çair ndryshe

Maqedonia

Zejdi themelon “Lëvizjen Populli”: Do të jemi zëri për të gjitha nevojat dhe shpresat për një Çair ndryshe

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar se mbrëmë është themeluar dega në Komunën e Çairit e “Lëvizjes Populli”. Ai thotë se do të jenë zëri për të gjitha nevojat dhe shpreast për një Çair ndryshe.

“Ju falëminderit përkrahës nga komuna e Çairit, që as koha e vështirë nuk ju ndaloi të na nderoni me prezencën e juaj aq masovike në themelimin e degës së Lëvizjes POPULLI për komunën e Çairit. Nderi juaj është është obligim për mua dhe kryetarin e posazgjedhur të degës, mikun tim Onur Ali, që këtë nder nga ju ta shpërblejmë me premtim që do të jemi zëri i juaj për të gjitha nevojat dhe shpresat e juaja për një Çair ndryshe, më të bukur dhe më bashkëkohor”.

“Poashtu Onurit i dëshiroj shumë suksese në fillimin e rrugëtimit të tij politik. Bashkë do të arrijmë çdo sukses. Zoti i bekoftë qëllimin dhe synimet tona”, ka shkruar Zejdi.

Ai si deputet në Kuvendin e RMV-së u zgjodh nga partia Alternativa, por për shkak të pakënaqësive, tani vepron si deputet i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat