Mickoski: Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, plot me paaftësi

Maqedonia

Mickoski: Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, plot me paaftësi

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:45
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”.

Në këtë debat foli edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro.

Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave.

“Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është plot me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet e fundit ka zhytur gjithçka që ndoshta në fillim të viteve ’90 ishte shpresë se më në fund kemi shtetin tonë sovran dhe të pavarur”, u shpreh Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat