Kacarska: Nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia

Kacarska: Nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:48
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë sepse, siç tha ajo, nuk ka ligj që do të ndalonte diçka për qytetarët që ndjehen si bullgarë, ndërsa do ju mundësonte qytetarëve që janë pjesë e kombeve shqiptare, turke, serbe dhe të tjera në vend.

Ajo, në një intervistë për “TV Nova” bullgare theksoi se vendi është shoqëri multietnike dhe se sipas Kushtetutës, komunitetet pakicë gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon populli maqedonas.

Kacarska tha gjithashtu se ajo personalisht nuk do të kishte problem që qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndjehen si bullgarë të përfshihen në Kushtetutë, nëse merret parasysh, siç tha ajo, se vendi ka nënshkruar Konventën Kornizë për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës dhe që njeh të drejtat e të gjithë qytetarëve.

“Për më tepër, në Maqedoni ka standarde të larta evropiane pikërisht për komunitetet joshumicë, këtë e thonë realisht të gjitha raportet e institucioneve përkatëse, këtu janë raportet e monitorimit, raportet vjetore për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut raportet e shumë organizatave joqeveritare që punojnë pikërisht për të drejtat e njeriut”, tha Kacarska.

E pyetur nëse i ka informuar politikanët në RMV se nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ajo thotë se si kryetare e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë komunikim tjetër me politikanët, përveç atyre zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat