Llukarevska: Maqedonia ka një të ardhme evropiane, e nxorëm nga izolimi në të cilin ishte bllokuar

Maqedonia

Llukarevska: Maqedonia ka një të ardhme evropiane, e nxorëm nga izolimi në të cilin ishte bllokuar

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:37
Sanja Llukarevska

Nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska thotë se konsistenca në krijimin e politikave evropiane i siguron shtetit një të ardhme evropiane, ku ndërthuren politikat evropiane të zhvillimit, standardet evropiane dhe siguria.

“Pavarësisht se opozita në periudhën e kaluar ka bërë një antifushatë dhe ka folur për zgjedhje të parakohshme kanë përhapur vetëm lajme të rreme në mesin e qytetarëve, ne po flasim vetëm për zgjedhje të rregullta dhe shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të jenë në favor të LSDM-së”, thotë për “Sloboden Peçat” Llukarevska.

Ajo theksoi se përmes pakos së masave kundër krizës dhe sigurimit të një standardi më të mirë jetësor me rritjen e pensioneve dhe pagës minimale LSDM udhëheq një politikë jashtëzakonisht evropiane dhe siguron një shoqëri cilësore për jetë.

“Vendi ka një të ardhme evropiane, ne dolëm nga izolimi në të cilin ishim të ngujuar dhe të gjitha projektet e realizuara deri më tani janë vetëm një tregues për të parë se kush mendon mirë për vendin”, tha Llukarevska.

Ajo shtoi se opozita, në vend që të avokojë për një perspektivë më të mirë të shtetit, me politikat e saj antievropiane, po e shtyn dhe po e mban shtetin në izolim si në kohën para 2016 kur mbretëronte krimi dhe sundimi i regjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat