Borrell vjen në Shkup, por nuk do të bisedoj me Lavrovin

Maqedonia

Borrell vjen në Shkup, por nuk do të bisedoj me Lavrovin

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 16:51
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell tha sot se do të udhëtojë në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por nuk do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Borell në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel tha se nuk do të dëshironte që selia e BE-së të mbetej bosh në Këshillin e OSBE-së.

Ai ka sqaruar se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë njoftoi se puna kryesore për sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ka përfunduar, ndërsa shprehu shpresën se vendimi përkatës do të miratohet në dhjetor.

“Nuk shoh shenja lodhjeje në BE nga lufta në Ukrainë, të gjithë janë të shqetësuar dhe i njohin sukseset e ukrainasve. Nuk duhet të lejojmë që të jemi të lodhur”, komentoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat