Aziri: Deklaratat nuk mjaftojnë, duhet të analizojmë veprimet e subjekteve politike

Maqedonia

Aziri: Deklaratat nuk mjaftojnë, duhet të analizojmë veprimet e subjekteve politike

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:07
Elmi Aziri

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka folur për deklaratën e Bujar Osmanit të BDI-së ku thotë se skena politike në vend ndahet në dy fronte – europiane dhe anti-europiane.

Aziri në “10 minuta” në TV21 tha se me deklarata nuk mbahen frontet, por duhet të bazohemi në veprimet e partive politike.

“Me një deklaratë ose dy nuk mbahen frontet, por do të duhet t’i kemi për bazë veprimet të cilat i bëjnë subjektet politke dhe mbi bazën e tyre të bëjmë vlerësimin se kush çfarë orientimi ka. Ne jemi dëshmitarë të veprimeve anti-europiane të dy subjekteve opozitare maqedonase, siç është OBRM-PDUKM-ja dhe “Levica” (E majta)”, tha Aziri.

Më tej shtoi se si parti “duhet të tregohemi vigjilent dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë të devijojë rruga europiane e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat