Policia e Maqedonisë: Është arrestuar personi që vendosi flamurin e Shqipërisë afër kryqit në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Policia e Maqedonisë: Është arrestuar personi që vendosi flamurin e Shqipërisë afër kryqit në Kodrën e Diellit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se policët e SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (28.11.2023) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operative, kanë identifikuar dhe ndaluar 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës.

Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka zbritur flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.

“Pas dokumentimit të rastit, ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ndërkohë sot Stojançe Angellov njoftoi se është larguar flamuri shqiptar i cili u vendos mbrëmë, dhe se flamuri i Kishës Ortodokse do të kthehet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat