Ivanovska: Më shqetëson fakti që shumë persona eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

Maqedonia

Ivanovska: Më shqetëson fakti që shumë persona eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Jovanovska është shumë e befasuar nga fakti se si shumë persona eksponentë politikë janë paraqitur në intervistë për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Ajo thotë se nuk i njeh të gjithë njerëzit që janë paraqitur dhe se është puna e tyre të prezantojnë veten dhe të mbajnë atë që thonë në prezantimin e tyre.

Ivanovska thotë se Komisioni për zgjedhje nuk do të tolerojë ndikim politik dhe të zgjedhën përfaqësues të tillë.

Në pyetjen nëse përbërja aktuale e KSHPK ka ndonjë presion politikë, Ivanovska u përgjigj se presionet bëhen në skenën publike sepse seancat e tyre janë publike.

Në konkursin e publikuar nga Kuvendi aplikuan 57 kandidatë, nga të cilët 15 rezultuan me mungesë të dokumentacionit të plotë apo arsimim joadekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat