Borell foli me Kovaçevskin për perspektivat e Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia

Borell foli me Kovaçevskin për perspektivat e Maqedonisë së Veriut në BE

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:37
Josep Borrell

Sot, në një takim para Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup, nënkryetari i Komisionit Evropian, Joseph Borell, u prit në Maqedoninë e Veriut dhe foli me kreun shtetëror mbi perspektivat evropiane në vendit.

Në takim, diskutimet u përqëndruan në aspiratat evropiane, progresin e reformave dhe situatën politike në Maqedoni të Veriut. Borell e vlerësoi rolin e vendit në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

Bisedimet përfshinë gjithashtu temat e ndryshimeve kushtetuese, mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, si dhe analizën e Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kovaçevski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe besimin në intensifikimin e angazhimit për transformimin politik, ekonomik dhe social të vendit.

Diskutimet e shkëmbyera gjatë takimit shënuan një hap të rëndësishëm drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me një fokus të veçantë në skenarin e ndryshimeve kushtetuese dhe Plani i Ri i Rritjes.

Takimi u vlerësua si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin dhe për të siguruar një rrugë të qartë drejt integrimit evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat