Mariçiq: Moldavia ka mbështetjen tonë në rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Mariçiq: Moldavia ka mbështetjen tonë në rrugën drejt BE-së

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:37
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Moldavisë, Nicu Popescu.

Moldavia është mikja jonë rajonale dhe ka mbështetjen tonë në hapjen e negociatave me BE-në – tha Mariçiq.

Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të Moldavisë, si dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e miqve tanë nga Moldavia për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndarja e përvojës në procesin e negociatave për ne do të thotë thellim i marrëdhënieve me miqtë tanë me synimin për të kontribuar të përbashkët në forcimin e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal” – tha Mariçiq.

Nga takimi i sotëm i zv.kryeministres Mariçiq me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Moldavisë Popescu, në kuadër të Samitit të OSBE-së në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat