Petrovska: OBRM-PDUKM të miratojë ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Petrovska: OBRM-PDUKM të miratojë ndryshimet kushtetuese

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Ministrja e Mbrojtjes në RMV, Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes në RMV, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për gjendjen aktuale të sigurisë, mbështetjen për Ukrainën, por edhe për situatën politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, 2024.

E pyetur nëse ka ndonjë aktivitet të mëtejshëm që do të nënkuptonte vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, ajo tha se “Republika e Maqedonisë së Veriut është e palëkundur në aspektin e mbështetjes dhe ndihmës që i ofrojmë Ukrainës. Stërvitja ka përfunduar së fundi dhe për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, ne patëm mundësinë që të zhvillojmë një trajnim të tillë për pjesëtarët e ushtrisë ukrainase këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai u përfundua me sukses dhe u dimensionua sipas kërkesave të paraqitura nga pala ukrainase.

Natyrisht, në periudhën e ardhshme, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbetet e hapur për të mbështetur Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, pavarësisht nëse do të jetë në ritrajnim dhe trajnim të forcave ukrainase apo me mbështetje dhe ndihmë shtesë ushtarake ne kemi”, tha Petrovska .

Lidhur me procesin e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese dhe mundësia që ato të miratohen deri në fund të vitit, Petrovska për “24info” tha se ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë për të vazhduar rrugën drejt integrimit europian të vendit tonë.

“Ndryshimet kushtetuese janë e vetmja rrugë për të vazhduar rrugën drejt integrimit europian të vendit tonë. Dhe siç kanë thënë shumë përfaqësues të BE-së dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, nuk ka rrugë tjetër. Mendoj se vendimin përfundimtar i takon aktorëve vendas të skenës politike në vendin tonë. Nëse OBRM-PDUKM ka frikë nga ndryshimet kushtetuese, këtë duhet ta thotë publikisht. Unë nuk kam frikë, sepse me miratimin e ndryshimeve kushtetuese apo me këtë ndryshimet kushtetuese të propozuar, identiteti maqedonas garantohet dhe forcohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat