Vendosja e kryqit në Tetovë, politikani shqiptar në RMV akuzon shërbimet sekrete

Maqedonia

Vendosja e kryqit në Tetovë, politikani shqiptar në RMV akuzon shërbimet sekrete

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:06
Izet Mexhiti

Një kryq i vendosur në zonën e “Kodrës së Diellit” pranë qytetit të Tetovës, ka nxitur mjaft debat në Maqedoninë e Veriut.

Kjo, pasi Tetova është një qytet me shumicën dërmuese të popullsisë shqiptare, myslimane, dhe një përqindje të vogël të maqedonasve të besimit ortodoks.

Izet Mexhiti, kryetari i Partisë Lëvizja demokratike në RMV në një intervistë për Euronews Albania akuzoi shërbimet sekrete.

“Është një vendim politik i shërbimit sekret në bashkëpunim me kishën ortodokse për të provokuar situatën dhe defokusuar situatën nga dështimet e qeverisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat