Petrovska: Personat me aftësi të kufizuara do të punësohen pa shpallje publike në Ministrinë e Mbrojtjes

Maqedonia

Petrovska: Personat me aftësi të kufizuara do të punësohen pa shpallje publike në Ministrinë e Mbrojtjes

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Slavjanka Petrovska

Nuk mjafton vetëm të flitet për gjithëpërfshirje, duhet të ndërmerren edhe hapa konkretë.

Vetëm me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në proceset e punës do të tregojmë se nuk ka asnjë pengesë për asnjë qytetar të Maqedonisë që të kontribuojë personalisht për sigurinë e atdheut të tij, ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në profilin e saj në Facebook.

“Përfshirja është forca jonë.

“Me projektligjin e ri për të punësuarit në mbrojtje, i cili po hyn në procedurë parlamentare, parashikojmë punësim pa shpallje publike për personat me aftësi të kufizuara”, informon Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat