Detaje tronditëse/ Trupi i 14 vjeçares ka qenë i groposur në rrethinën e Shkupit

Maqedonia

Detaje tronditëse/ Trupi i 14 vjeçares ka qenë i groposur në rrethinën e Shkupit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
Vanja Gjorçevska

Maqedonia është tronditur nga vrasje e një 14 vjeçarje nga Shkupi dhe një 74 vjeçari të cilët u gjetën të vdekur në periferi të kryeqytetit maqedonas.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e dyfishtë, tha se personi i dyshuar për vrasjet është në arrati.

Tujte, Oliver tha se trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit.

“Gjatë natës së kaluar trupat e dy personave që u shpallën të humbur janë gjetur nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike. Edhe pse fundi nuk ishte ashtu siç donim, për t’i gjetur të gjallë. Trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit. Pas masave të marra nga policia, ata u arrestuan dhe u grumbulluan provat materiale. Pesë persona janë ndaluar, tre persona janë ndaluar, babai është ndaluar dhe një person në arrati. Motivi është favorizimi, ku njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një familjar me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës. Me atë automjet është marrë e mitura para hyrjes së banesës, babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij”, informon Spasovski.

Kujtojmë se vrasja e vajzës lidhet me vrasjen e një 74-vjeçari. Siç njoftoi Prokuroria e Shtetit maqedonas, është konstatuar se vajza është vrarë të hënën në mëngjes, rreth orës 10:00, vetëm pak orë pas rrëmbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat